Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kosovës më së shumti i duhet tani të mendojë për një koalicion të madh, mes koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosjes. Është në obligimin e politikanëve të PAN-it dhe atyre të VV-së që ta analizojnë me urti situatën në Kosovë dhe të marrin vendimin që i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Koalicioni në mes këtyre subjekteve zgjedhore, krijon mundësi të shumta! Politikanët e këtyre subjekteve duhet të mendojnë racionalisht! Le të fitojë urtia politike e njerëzve vendimmarrës në politikë, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …