Ish-diplomati amerikan dhe analisti i njohur Daniel Serwer ka analizuar dhe ka komentuar rezultatet që kanë arritur partitë politike. Ai ka shkruar se emërimi i Ramush Haradinajt në postin e kryeministrit do t’i komplikojë raportet me Serbinë. Do t’i ashpërsojë edhe më shumë qëndrimet e serbëve brenda Kosovës dhe në Beograd ku atje është kryetar ish-zëvendëskryeministri, Vuçiq, që mbështeste Qeverinë e Millosheviqit. Sipas Serwer, BE dhe SHBA do të provojnë të ringjallin implementimin e marrëveshjes së Brukselit që synon riintegrimin e shumicës serbe bë Veri të vendit me pjesën tjetër, në këmbim të një autonomie më të madhe për serbët. “Ramushi ka autoritet, që është i nevojshëm për një marrëveshje të tillë me serbët, por ai në këmbim do ta kërkojë shndërrimin e forcave të sigurisë të armatosura lehtë, në një ushtri sipas kërkesave të NATO-s” ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …