Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se ka qenë befasuese humbja e thellë e koalicionit PDK-AAK-Nisma. Në një intervistë për “Epokën e re”, Maloku ka theksuar se nuk ka pritur që koalicioni PAN do të merrte më pak se 45 deputetë. Ai u ka sugjeruar liderëve të këtyre tri partive politike të reflektojnë ndaj këtij rezultati të zgjedhjeve. “PAN-i ka të drejtën për formimin e qeverisë, prandaj duhet të shkojë me ofertë për bashkëqeverisje ose me Vetëvendosjen, ose me LDK-në”, ka thënë Maloku, duke potencuar se PAN-i nuk mund ta formojë qeverinë, as me deputetët e pakicave. Ai ka thënë se është ithtar i një koalicioni qeverisës PAN – Vetëvendosje! Nëse Vetëvendosje dhe LDK-ja refuzojnë bashkëqeverisjen me PAN-in, atëherë vendi mund të hyjë në një bllokadë të re politike, e që rrugëdalje mbesin zgjedhjet e reja.