Vëzhguesit e BE-së flasin sot për zgjedhjet

Vëzhguesit e BE-së flasin sot për zgjedhjet

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbajë sot një konferencë për shtyp, ku do të prezantojë deklaratën preliminare të këtij misioni mbi zgjedhjet e 11 qershorit. Në këtë konferencë pritet të flas shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Alojz Peterle. Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve nga BE-ja, mandati i të cilit ishte të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe të vlerësojë pajtueshmërinë e këtyre zgjedhjeve me ligjin e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhje, ishte i përbërë nga rreth 100 vëzhguesve nga shtetet e ndryshme anëtare të BE-së bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …