Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përmes një postimi në rrjetin social, ka shkruar se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në zgjedhjet e 11 qershorit në këtë komunë ka marrë 13 mijë e 400 vota dhe jo siç kanë raportuar mediet 12 mijë e 710 vota. “Disa media dhe portale kane plasuar të dhënat mbi numrin e votave që ka marrë lideri i PDK-së në Skenderaj, numrit të së cilave u mungojnë shtatë qendra të vendvotimeve (pra të dhënat të mëhershme gjatë kohës së numërimit dhe mbledhjes së të dhënave)! Andaj ju informoj se z. Veseli në Skenderaj ka 13.400 vota e jo 12.710”, ka shkruar Nura.