Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thënë për Top Channel se bisedimet me Serbinë do të bëhen me një kusht të vetëm: njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit. Deri më tani korniza e këtyre bisedimeve ka qenë e gabuar dhe është folur për çështje të brendshme të Kosovës dhe kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit. Jam i interesuar për dialog me Serbinë, por nëse Serbia nuk rishqyrton vendimin e vet për njohjen, ne nuk vrapojmë pas një dialogu që flet për tema të brendshme të Kosovës.
