Raporti i vëzhguesve të BE-së evidenton disa probleme në ditën e votimit

Raporti i vëzhguesve të BE-së evidenton disa probleme në ditën e votimit

Misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian ka paraqitur raportin preliminar me të gjeturat nga monitorimi i zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas raportit preliminar, zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të qetë, pa incidente, por vëzhguesit kanë vërejtur edhe disa parregullsi, siç janë votimi familjar, rastet e ndihmës abuzive të votuesve dhe prani e tepërt e vëzhguesve nga  partitë politike. Shefi i  vëzhguesve të BE-së Alojz Peterle theksoi në prezantimin e të gjeturave preliminare të vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, se ky proces u ndikua negativisht nga dobësitë e vjetra, veçanërisht nga listat e pasakta të votuesve që janë të cenueshme ndaj mashtrimeve, një sistem që lë mundësi për abuzim dhe sistem me shumë të meta për votim jashtë Kosovës. Megjithëse, sipas tij, procesi i votimit të dielën ishte i qetë dhe pa incidente, nuk munguan edhe votimet familjare, pranisë së tepër të vëzhguesve e raste tjera. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe nuk u vërejt asnjë incident i theksuar nga EU EOM, përfshirë edhe veriun e Kosovës. Votimi në përgjithësi u vlerësua pozitivisht, megjithatë vëzhguesit vërejtën raste të shpeshta të votimit familjar, raste të ndihmës abuzive të votuesve dhe pranisë së tepërt të vëzhguesve nga dy subjekte politike, duke shkelur ligjin. Procedurat e numërimit të votave nuk u përfillën gjithmonë duke nënvizuar nevojën për trajnim me të mirë të stafit zgjedhor”, tha Peterle. Ai shtoi se edhe mbajtja e zgjedhjeve në periudhën me të shkurtër të mundshme, ka ndikuar negativisht në tërë procesin zgjedhor. Derisa, listat e votuesve, tha Peterle vazhdojnë të jenë shqetësuese, sidomos prania e personave të vdekur në lista votuese, derisa votimi jashtë Kosove u ndikua në mënyrë të veçantë nga periudha e shkurtër kohore, pasi vetëm 15 mijë janë regjistruar për votim, derisa janë afër 500 mijë votues që jetojnë jashtë vendit. Sipas raportit të vëzhguesve të BE-së, edhe në komunat veriore shkoi mirë, por kishte udhëzime të paqarta nga KQZ-ja nëse duhet të pranohen dokumentet e identifikimit të Serbisë si dokumente të vlefshme identifikimi për votim në katër komunat veriore. Derisa, në zgjedhjeve rreth 30 autobusë nga Serbia sollën votuesit në disa komuna me shumicë serbe. Ai foli edhe për praninë e vëzhguesve të partive politike të certifikuar nën ombrellën e një organizate jo qeveritare, për të cilën tha se është shqetësuese.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …