Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi thotë se është për keqardhje rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit. Bulliqi ta për Kosovapress se kjo situatë e krijuar në LDK është për shkak se elektorati e ka ndëshkuar këtë parti, sepse ka qenë në koalicion me PDK-në dhe janë përjashtuar nga lista për deputetë, njerëzit e çmuar të LDK-së. Ai shprehet se rezultati zgjedhor nuk i jep hapësirë shumë të madhe pothuajse asnjë subjekti politik për të mundur ta krijojnë shpejt Qeverinë e ardhshme. Ai thotë se përjashtimi i tij, i Fatmir Rexhepit, i Adem Salihajt dhe i Hatim Baxhakut nga lista për deputetë ka shkaktuar përmbysjen e LDK –së në Gjilan, Ferizajt dhe fitoren e zbehtë në Besianë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …