Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Begaj: Qytetarët e Komunës së Malishevës treguan qytetari në ditën e votimit

Më, 11 qershor 2017, u  mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, në këto zgjedhje parlamentare, të drejtën e votës në Komunën e Malishevës, e patën mbi pesëdhjetë e njëmijë qytetarë, kurse  të drejtën e votimit e shfrytëzuan mbi 41% e qytetarëve malishevas. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pas përfundimit të procesit të votimit, nga qytetarët malishevas, vlerësoi lartë qytetarinë dhe kulturën që treguan gjatë procesit të votimit, në të gjitha qendrat dhe vendvotimet e komunës së Malishevës.

Begaj, po ashtu vlerësoi lartë edhe  mekanizmat institucional që ishin të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit të votimit në Komunën e Malishevës, si  Policia  e Kosovës, Prokuroria, e mekanizma tjerë që koordinuan punën  në këtë proces,  për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …