Kadetët e FSK-së, sot shënojnë ditën e vizitorëve, ku do të realizohet ushtrimi fushor “Kampi veror 2017”. Operacioni stërvitor ka filluar më 5 qershor dhe do të zgjatë deri më 18 qershor dhe mbahet në Zhegoc të Gjilanit. Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” janë të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë, të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare, të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekipor. Operacionet e ushtrimit do t’i përcjellin nga afër oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteell”, si dhe oficerë tjerë të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …