Me organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot organizohet Provimin e Maturës 2017, për rreth 30 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova. Provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë. Mbi 30 mijë maturantë pritet që sot t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit shtetëror të maturës, ndërsa pjesa e dytë e testimit do të mbahet me 24 qershor. Kalueshmëria e këtij testi është 40 për qind të pikëve, ku ata maturantë që arrijnë këtë përqindje kalojnë maturën shtetërore dhe pajisen me certifikatë. Ndërsa, në rast të identifikimit se maturantët kanë kopjuar gjatë procesit të testimit ata mund të ndëshkohen që të humbin provimin e maturës deri në një vit, kurse për administratorët masat janë duke filluar gjoba nga mjetet e deri tek masa të tjera më të rënda.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …