Deputeti socialist, Taulant Balla iu ka përgjigjur kërcënimeve arrogante të Ilir Metës

Deputeti socialist, Taulant Balla iu ka përgjigjur kërcënimeve arrogante të Ilir Metës

Deputeti socialist, Taulant Balla në përgjigjen e tij ndaj  kërcënimeve  arrogante të Ilir Metës, i kujton ish-kreut të LSI-së se ishin socialistët që e bënë president, me besimin për të qenë figura mbi palët, që i duhet vendit, e jo për të pasur një rol përçarës. Ne të kemi dhënë votën për t’u bërë kryetar i vendit! Por edhe kjo që po bën ti si i zgjedhur nuk shkon, sepse po teprohet. Je e zgjedhur edhe me votat tona, ose na kthe votat  dhe bëj çfarë të duash me ish-partinë apo partinë tënde! Jo vetëm s’mund të kërcënosh askënd, dhe ne socialistët jo e jo, po s’mundet as të na fusësh në një luftë politike demode për interesat e LSI-së”, shkruan Taulant Balla.

“Partia Socialiste është në të drejtën e saj legjitime të kërkojë votën, për t’i dhënë fund parcelizimit të administratës shtetërore nga partitë. Nëse LSI-ja nuk bashkohet dot me ne, për këtë qëllim të madh në rrugën për të bërë shtet, kjo është puna e saj. Ne s’jemi LSI-ja, por jemi forca më e madhe politike shqiptare dhe detyra jonë është të bëjmë shtet. Duan apo s’duan partitë e vogla”, ka nënvizuar, Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …