leoni

Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Jakup Krasniqi: Një koalicion gjithëpërfshirës është domosdoshmëri për qeverisjen e vendit

Kushdo që ka përcjellë zhvillimet politike, sidomos nga viti 2014 duhet ta ketë më shumë se të qartë se kush mund ta bëjë Qeverinë në Kosovë. Kushtetuta e sidomos Vendimi i vitit 2014 i Gjykatës Kushtetuese, ka sqaruar shumëçka dhe nuk ka lënë shumë zgjidhje, ketë duhet të kuptojnë se paku çdo politikanë apo kandidatët për Kryeministër që u nominuan nga partitë a koalicionet parazgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Kush nuk e ka kuptuar ketë, nuk ka kuptuar asgjë.

 Në situata të tilla të mbarsura më shumë egoizëm e armiqësi politike, zgjidhja e problemit nuk është të uni, por te ti-ja. Uni e ka kuptimin e plotë vetëm aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e madhe dhe kërkohet integritet i lartë njerëzor (kujtoni flijimin e Jasharëve në krye me Adem Legjendarin, kthesën që bëri ai flijim dhe askush tjetër). Pra, në momente të mëdha kthese, kërkohet urtia e zemërgjerësia e madhe në vendimmarrje. Kujtoni të djeshmen kur kërkohej flijimi, sot nuk po kërkohet Flijimi i Madh, po, po kërkohet një Vendim i Madh për kombin e shtetin.

 Në një situatë si kjo e jona, sugjerimi im do të ishte: Një Qeveri gjithëpërfshirëse, ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike sipas fuqive politike që kanë marr nga qytetarët e Republikës, por edhe kjo është goxha e pa mundur në ketë ambient e kulturë politike që karakterizohet nga kundërthënie të shumta deri në pa durueshmëria ekstreme. Krejt çështja është: si ta mundim ketë animozitet e pa durueshmëri ekstreme në politikën tonë?! Interesi politik është që gjithsecili ta mund vetveten dhe brezave t’ua lemë një kulturë politike për lakmi, ashtu siç na e lan trimat e motit flijimin për liri. Liderët tanë a e kanë ketë kurajo politike?

Pse po e kërkoj ketë?

Janë disa çështje të mëdha politike që kërkojnë më shumë sesa një qeverisje të thjeshtë prej 61 numrave. Pra janë disa çështje që kërkojnë një konsensus nacional në mes të gjitha partive politike shqiptare e minoritare, siç janë: Përfundimi i demarkacionit me Malin e Zi; Riformatizimi i Bisedimeve me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit; Përmbyllja e shtetndërtimit; Zyrtarizimi i Ushtrisë, Reformimi i Sistemit të Drejtësisë; krijimi i politikave të qarta zhvillimore dhe reforma të tjera në fushën e investimeve, të administratës publike, në arsim e shëndetësi etj. Të gjitha këto çështje janë ekskluzivisht të ekzekutivit e të askujt tjetër.

Nëse këto reforma të interesit nacional do të kryheshin brenda dy, tri a katër viteve me një konsensus të gjerë nacional dhe pasi të përfundohej një Reformë e duhur Zgjedhore, do të mund të shkohej në zgjedhje të reja. Mbase, edhe do të krijoheshin dy blloqe të mëdha ideologjike në politikën tonë. Natyrisht për t’u arritur këto gjera tepër të rëndësishme, duhet të ketë vullnet politik, përgjegjësi politike, dashuri për kombin e shtetin dhe mendim politik të shkollës se Rilindësve! Rilindësve që na lan kombin dhe të qenurit evropian. Vendit e kombit i duhen Rilindës të kohës!

Koalicionin gjithëpërfshirës është domosdoshmëri për qeverisjen e vendit për arsyet që i përmenda më lartë. Kandidatet për Kryeministra duhet ta dinë se interesat nacionale kurdoherë janë mbi interesa e dëshira individuale. Madje ata duhet ta dinë se në Kosovë ka personalitete që dinë e donë të qeverisin më mirë sesa këta që po pretendojnë, por përgjegjësia momentalisht bie mbi këta që i kemi! Vendimi i peshuar mirë edhe i këtyre kandidatëve do të ishte sa i pranueshëm aq edhe i mundshëm, por vetëm kërkohet pak vullnet pozitiv politik për kthesën e duhur politike, të cilën po e kërkon vendi e kombi. Nga vendimi i këtyre njerëzve varet e ardhmja e vendit.

Andaj kërkoj nga partitë politike shqiptare që kanë marrë mbështetje qytetare në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, të marrin pozicionin politik që i duhet shtetit e kombit e jo ambicieve politike të individëve a grupeve të ngushta politike a para politike. Kujtoni: këtu ku jemi e kështu si jemi që sa vite, jemi si rezultat i egove të sëmura te individit. Nuk mendoj se vendi mund të udhëhiqet nga egot e sëmura të akëcilit njeri.

Një gjë dihet: Vendimet e Mëdha nuk i marrin njerëzit e vegjël!

P. S.

 Mendimi i shfaqur në ketë opinion është kryekreje autorial. Kjo është bindja ime politike dhe bindjet e mija nuk frikësohem që t’i bëjë publike në kohën e duhur.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …