Parlamenti Evropian ka miratuar një raport të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, për progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Raporti u miratua me 474 vota për, 134 kundër dhe 64 abstenime. Lunacek ka thënë se disa ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, votimi i PE-së “edhe një herë dërgon një sinjal të fortë se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në Bashkimin Evropian”. “Fillimisht, ky raport kërkon nga politikanët dhe partitë politike që me shpejtësi të formojnë Qeverinë”, ka thënë Lunacek, duke shtuar se duhet vazhduar rruga drejt BE-së dhe për të bërë përparim drejt liberalizimit të vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …