Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar të pabaza ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatit mbrojtës në çështjen e të akuzuarës për korrupsion Vahide Badivuku, duke vërtetuar kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, te datës 5. 4.2016, me të cilin është dënuar tri vjet burg. Sipas këtij aktgjykimi, e akuzuara Vahide Badivuku është shpallur fajtore për veprën penale “Marrja e ryshfetit” (vepër të cilën e kishte kryer në cilësi të prokurores së shtetit), nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe është dënuar me 3 vjet burgim. “Asaj po ashtu i është shqiptuar dënimi me gjobë prej 5.000 (pesëmijë) Euro, si dhe i është ndaluar ushtrim i funksionit në Administratën Publike, ose në Shërbimin Publik, për tri vjet”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …