Mediet në Serbi shprehen pakënaqësi të madhe me fitoren e krahut të luftës së UÇK-së

Rusia iu bashkohet zërave kundër fitores së krahut të luftës në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë

Mediet në Beograd bëjnë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë konsideron se rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë tregojnë vazhdimin e radikalizimit të politikës së udhëheqjes  së Kosovës që është një pjesë e madhe pasojë e lëshimeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjafton të thuhet se shumicën e vota e ka fituar, sikur thuhet  ‘koalicioni i armëve’,  i cili ka bashkuar komandantët e UÇK-së, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky është kryesisht rezultat i lëshimeve të SHBA-ve dhe BE-së që nuk kanë ndikim të mjaftueshëm në udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës për të pasur një qasje konstruktive në dialogun me Beogradin, për të përmbushur angazhimet kryesore, mbi të gjitha ato në lidhje me krijimin e AKS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …