Testit të maturës në Kaçanik i nënshtrohen 335 maturant

Edhe në qytetin e Kaçanikut është mbajtur provimi i maturës. Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi vizitoi dy shkollat te mesme në Kaçanik, për të parë nga afër mbarëvajtjen e testit, ndërsa u njoftua se gjithçka ka shkuar mirë dhe pa ndonjë problem të caktuar. Nënkryetari uroi nxënësit maturantë për suksese në këtë test, që do të definoj rrugën e orientimit në karrierën e tyre. Nxënësit maturantë i uroi edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver kamishi, i cili uroi nxënësit të orientohen në profesionet e tyre të dëshiruara. Provimit të maturës iu kanë nënshtruar gjithsej 335 maturantë nga Komuna e Kaçanikut. Provimi i maturës është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …