Kushner: Këtë vit nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kushner: Këtë vit nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ish-ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner ka theksuar se pret që Bashkimi Evropian të nisë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë këtë vit. Në një opinion të publikuar në “Financial Times”, Kushner pret që BE të nis negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, pas zgjedhjeve dhe samitit të Triestes që mbahet në korrik.  Kushner i konsideron çikërrima opinionet se zgjerimi i BE-së po ndalet për shkak të Brexit, nacionalizmit në rritje, apo lodhjes nga zgjerimi, ndërsa është optimist për Ballkanin Perëndimor. “Përgjigja e BE do jetë pozitive në të paktën dy procese negocimi, gjykuar nga burimet që BE ka vënë në dispozicion të synimit për t’i mbajtur të gjashtë shtetet në rrugën e anëtarësimit, siç ka ndodhur së fundi me ndërhyrjet në Shqipëri dhe Maqedoni”, thotë Kushner.  Tregues është rasti i Shqipërisë.  “Për tre muaj PD u fut në një çadër duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, bojkotoi Parlamentin dhe nuk ishte kurrë e qartë se përse me një gjuhë bombastike brenda saj mbaheshin fjalime që mund të ishin mbajtur  fare mirë në Parlament”, shprehet ish-ministri i Jashtëm francez. Por ishte e qartë, sipas tij, se duke lënë bosh vendet në Parlament demokratët po bllokonin reformën në drejtësi, e fundit që kërkohej nga BE përpara hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …