Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, janë mbajtur dhe po mbahen shumë aktivitete kulturore dhe sportive, e që të gjitha lidhen me festën e 16 Qershorit. Janë mbajtur orë letrare, ekspozita, shfaqje, si dhe janë prezantuar fituesit e konkurseve në krijimtari letrare, pikturë dhe muzikë. Këto aktivitete, kanë qenë të planifikuara dhe janë mbajtur, duke filluar me një program për fëmijë, për të vazhduar me hapjen e ekspozitës artistike dhe publikimin e rezultateve të konkursit në lëmin e pikturës, pastaj një ore e madhe letrare dhe publikim i rezultateve të konkursit në fushën e krijimeve letrare, ndërsa aktivitetet e ditës së enjte, përfundojnë me finalen në turnir të futbollit të vogël dhe sportet tjera.
Në shumicën e këtyre aktivitete ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili edhe i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këto aktivitete.