Fondi Monetar Ndërkombëtar në vazhdimësi ka mbështetur proceset e Administratës Tatimore të Kosovës. Në mënyrë që të përmirësohet edhe më shumë procesi i menaxhimit të rrezikut të përmbushjes, nga 5 deri më 15 qershor në ATK është realizuar misioni i asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar me eksperten Telita Snyckers. Qëllimi i këtij misioni ishte ofrimi i këshillave në përmirësimin e procesit të menaxhimit të përmbushjes vullnetare, duke u përafruar me praktikat më të mira ndërkombëtare. Në takimin e mbajtur në mes të drejtorit të përgjithshëm dhe Telita Snyckers është diskutuar për gjendjen aktuale të procesit të menaxhimit të rrezikut të përmbushjes, i cili si proces dhe kapacitete njerëzore janë vlerësuar se kanë përparësi strategjike dhe raportet e prodhuara lidhur me menaxhimin e rrezikut të përmbushjes, janë të shkëlqyeshme krahasuar me shtetet në regjion. Gjithashtu në takim u prezantua edhe gatishmëria e FMN për të mbështetur ATK edhe në të ardhmen me theks edhe gjatë vitit 2017, në fusha të cilat ATK i sheh me prioritet dhe në fushat të cilat janë identifikuar si potenciale për përkrahje në raportin e asistencës teknike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …