Ka filluar ndërtimi i rrugës në lagjen Aruqi të Rezallës

Komuna e Skenderajt po investon edhe në rrugët e lagjeve të Rezallës. Në këtë kuadër kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës në lagjen Aruqi në hyrje të fshatit Rezallë nga pjesa e Morinës. Fillimin e punimeve në këtë projekt e ka inspektuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit në Komunën e Skenderajt. Nënkryetari Nura ka deklaruar se ndërtimi i kësaj rruge ka qenë kërkesë e arsyeshme e banorëve të këtushëm dhe Komuna e Skenderajt u është përgjigjur me nisjen e punimeve në këtë segmente rrugor.

Ai po ashtu ka deklaruar se Komuna po investon fuqishëm në shumë projekte të infrastrukturës anë e kënd territorit të Skenderajt, duke mirëkuptuar nevojat e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …