Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL votohet në shtator

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL votohet në shtator

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka marrë një letër nga sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock, lidhur me aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Në këtë letër, ministri Hyseni është njoftuar se këshilltari ndërkombëtar, Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në Interpol, ka finalizuar punën e tij dhe raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv. “Jam i lumtur të ju njoftoj se Komiteti Ekzekutiv i Interpolit në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 maj – 2 qershor 2017 ka vendosur ta përfshijë aplikimin për anëtarësim në Interpol të Republikës së Kosovës në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017”, është thënë në letrën e sekretarit të përgjithshëm, Jurgen Stock, drejtuar ministrit Hyseni. Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit. Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve pritet votimi i aplikacioneve për anëtarësim, përfshi këtu edhe atë të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …