Senatori Johnson: Rusia po e destabilizon Evropën Juglindore

Nëse SHBA dhe Evropa nuk angazhohen në rajon, ekziston rreziku që ai të bie nën ndikimin e Rusisë, qëllimi i vetëm i së cilës është që të destabilizojë këtë rajon, paralajmëroi në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, senatori republikan Ron Johnson, kryesues i nën-komitetit për Evropë dhe bashkëpunimit të sigurisë rajonale. “Evropa Juglindore gjendet në një moment unik në histori. Për këtë është e rëndësishme që SHBA dhe Evropa të jenë liderë, dhe t’i kushtojnë vëmendje rajonit. Ekzistojnë shanset që vendet në rajon të kthehen kah Perëndimi, të integrohen në BE, me demokracitë perëndimore. Nëse nuk dëshmojmë këtë liderizëm, nëse nuk do të kemi vëmendje, ato do të munden po ashtu shumë lehtë të bien nën dominimin rus”, ka thënë Johnson.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …