Malisheva po shënon 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe të Dëshmorëve

Komuna e Malishevës, gjatë tërë ditës së premte, përmes aktiviteteve të ndryshme ka shënuar 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve. Aktivitetet kryesore që janë mbajtur gjatë ditës, janë mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe manifestimi qendror, ku edhe janë ndarë çmimet tradicionale, që ndahen në këtë ditë të shënuar. Aktivitetet kanë filluar me pritjen e mysafirëve në zyrën e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe kanë vazhduar me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës. Në këtë mbledhje, fjalë rasti kanë mbajtur i pari i Malishevës, Ragip Begaj dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Aziz Thaçi, të cilët kanë folur për rëndësinë e kësaj date, si dhe për përpjekjet e Malishevës, deri në çlirimin e saj. Më pas janë bërë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin e dëshmorëve në Malishevë si dhe janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz. Në ora 13:00, është mbajtur manifestimi qendror në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ku kryetari i komunës, ka mbajtur edhe fjalimin e tij tradicional. Në këtë fjalim Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përveç që ka folur për përpjekjet e Malishevës gjatë historisë së saj, deri në luftën e fundit dhe çlirimin e saj, ka bërë edhe dy kërkesa publike, drejtuar institucioneve përgjegjëse. Kërkesa e parë ka qenë, ndriçimi i masakrave në Komunën e Malishevës, të kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 dhe kërkesa e dytë, ishte për kthimin e Komunës së Malishevës, në regjionin e Prizrenit, pasi padrejtësisht, pa u pyetur qytetarët e Komunës së Malishevës, janë dërgua me regjionin e Gjakovës. Në këtë tubim, janë ndarë edhe çmimet tradicionale që Kuvendi Komunal i Malishevës i ndanë më 16 Qershor. Çmimi për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi”, këtë vit ju dha veteranëve të luftës, Nuhi Morina dhe Bukurie Zogaj, çmimi për kontribut në shkollën shqipe “Hamdi Berisha”, ju dha veteranëve të arsimit Ahmet Krasniqi dhe Ahmet Hoxha, ndërsa çmimi për kontribut në shëndetësi “Shpëtim Robaj”, ju dha mjekëve Besim Zogaj dhe Ali Krasniqi. E veçanta e tubimit qendror ishte edhe shfaqja e dokumentarit për masakrat e Burimit dhe Gollubovcit, ku janë treguar mënyra e vrasjes dhe masakrimit të civilëve shqiptarë, të fshatrave Astrazup, Dragobil, Gollubovc, Plloçicë dhe të tjera. Ku janë pezmatuar dëshmi dhe faktografi për masakrat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …