Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” zhvillon aktivitet humanitar në Komunën e Kaçanikut

Shoqata Humanitare “Jetimët e Ballkanit” ka ndarë 50 pako ushqimore në Komunën e Kaçanikut për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, tha se kjo shoqatë është duke e zhvilluar këtë aktivitet për herë të parë në Komunën e Kaçanikut, ndërsa shtoi se aktiviteti i saj dhe bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ditëve në vijim. Drejtoresha Reka falënderoi organizatën “Jetimët e Ballkanit” për këtë aktivitet në Komunë e Kaçanikut, duke shtuar se edhe më tutje është shumë e nevojshme përkrahja për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë. Shoqata “Jetimët e Ballkanit” me seli në Prizren, aktivitetin e saj humanitarë e zhvillon në tërë Kosovën, me qëllim të zbutjes së varfërisë për familjet skamnore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …