Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Brigadës 138 “Agim Ramadani” ju kanë bërë thirrje drejtuesve të partive politike që të lënë anash interesat personale dhe të angazhohen për krijimin e institucioneve. Ne veteranët e Luftës së Koshares, duke e parë gjendjen e paragjykuar pas zgjedhore, ju bëjmë thirrje spektrit politik në Kosovë, që të tejkalojnë ambiciet personale, interesat e ngushta grupore-partiake dhe të vihen në mbështetje të shtetit të Republikës së Kosovës, interesave të tij dhe bërjes së tij shtet funksional. Në këtë ju obligon besimi i dhënë i qytetarëve të Kosovës, pritjet e tyre dhe rekomandimet e partnerëve strategjik ndërkombëtarë për stabilitet politik dhe institucional. Prioritet janë krijimi i institucioneve të Kosovës dhe shtyrja përpara e agjendave politike vendore dhe në konstalacion ndërkombëtar, thuhet në mes tjerash në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …