Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se fajtore për humbjen e zgjedhjeve është kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka shtuar se kjo kryesi ia ka pamundësuar të jenë pjesë e listës zgjedhore personaliteteve të dëshmuara nga fusha të ndryshme dhe kjo ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë rezultate të dobëta në zgjedhjet e 11 qershorit. Ai ka shtuar më tutje se për këtë, fajin nuk e ka vetëm Isa Mustafa, por e gjithë kryesia e LDK-së. Ne nuk mund ta akuzojmë një individ, në këtë rast, Isa Mustafën, si kryetar i LDK-së. Unë them që komplet kryesia e LDK-së, është pjesë e këtij faji, të kësaj rënie drastike në nivel vendi dhe e njëjta duhet të reflektojë, të jap dorëheqje, ka theksuar ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …