Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 115 kutive të votimit për shkak të arsyeve të ndryshme. Duke treguar shkaqet që kanë shtyrë KQZ-në të marr vendim për rinumërimin e këtyre kutive të votimit, koordinatori i QNR, Burim Ahmetaj ka paraqitur raportin preliminar ku janë dhënë arsyet e pavlefshmërisë së fletëvotimeve. Ai theksoi më tutje se nga studimi i rasteve të fletëvotimeve të pavlefshme, 518 në total në 30 vendvotimet e rinumëruara është gjetur se kanë pasur të bëjnë me gabime në votim. Në 205 raste janë shënjuar më shumë se një subjekt politik, kurse në 250 raste është gjetur se votuesi ka harruar të shënjojë subjektin politik, duke shënjuar vetëm kandidatët. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm qëllimisht në 62 raste.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …