Paraditen e sotme kryeministri i vendit, z. Edi Rama, i shoqëruar nga dy kandidatet e Ogerta Manastirliu dhe Silda Anagnosti Çepe, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetari i Tiranës Saimir Tahiri, ka vendosur ta kalojë nën shoqërinë e rinisë të Njësisë nr.9 Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, një nga të rinjtë e Njësisë 9, vuri në dukje punën e bërë nga qeveria për të rinjtë e vendit dhe eksperiencat e përfituara vet. Po kush është vajza që zgjodhi të falenderonte publikisht kryeministrin dhe qeverinë e tij? Ajo quhet Anna Hotaj, 24 vjeçe dhe ka mbaruar fakultetin e Shkencave Sociale, dega Sociologji. Nga vendimi i qeverisë për 200 të rinj për të punuar me kontratë 1 vjeçare nëpër institucionet shtetërore, Anna punoi për një vit pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave si specialiste për përkujdesin ndaj fëmijëve në gjendje rruge. Ajo nuk la pa përmendur edhe rëndësinë që qeveria i ka kushtuar shkollave profesionale e cila është një investim në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë të karrierës për të rinjtë e sotëm.( Albert Zholi)
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …