Nisma për Kosovë ka rritur elektoratin për 40 për qind, ndërsa ka fituar 8 ulëse në Kuvend

Nisma për Kosovë ka rritur elektoratin për 40 për qind, ndërsa ka fituar 8 ulëse në Kuvend

Nisma e për Kosovën, pas takimit të kryesisë që ka mbajtur sot, ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 qershorit kanë pasur rritje mbi 40%, i cili rezultat ua mundëson që ë jetë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me së paku 8 deputetë.

NISMA mbledh kryesinë, falënderon strukturat e saja për suksesin në zgjedhjet e fundit  NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve. Kjo mbledhje ishte e para pas zgjedhjeve të 11 Qershorit. NISMA vlerëson se procesi zgjedhor ka arritur standardet e kërkuara me ligj dhe për këtë uron të qytetarët e Kosovës , institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe te të gjithë pjesëmarrësit tjerë që kanë ndikuar direkt ose indirekt që ky proces zgjedhor të përmbush standardet ligjore dhe demokratike dhe gjithashtu presim që edhe kjo fazë e fundit deri në certifikim të rezultateve të përmbyllet në përputhje të plotë me standardet ligjore.

Po ashtu kryesia e NISMA-së analizoi edhe rezultatet zgjedhore te deritanishme. Shumica e qytetarëve të Kosovës e nxori fitues dhe ja dha besimin koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe tani kandidati i koalicionit për kryeministër z.Haradinaj e ka edhe besimin qytetar dhe të drejtën kushtetuese për të formuar qeverinë. Në këtë mbledhje të kryesisë së NISMA-s, në mënyre të veçante u vlerësua rezultati i shkëlqyeshëm i NISMA për Kosovën . Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet. Kjo rritje e rezultatit të NISMA-s ka kontribuar në fitoren e koalicionit tonë, prandaj kryetari Limaj falënderoj anëtarët e kryesisë kryetarët e degëve, strukturat dhe të gjithë ata qindra e mijëra aktiviste e votues anë e kënd Kosovës dhe në diasporë të cilët nuk kursyen angazhimin e tyre për ti ja sjellë këtë rezultat të mirë NISMA-s. Po ashtu në këtë mbledhje informoj anëtarët e kryesisë për hapat që po ndërrmirrën menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare për krijimin e qeverisë. Kryetari Limaj, theksoi se po punohet që sa më shpejte pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit. Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve vlerësuan angazhimin vizionar të kryetarit Limaj dhe i dhanë mbështetje të fuqishme , për të vazhduar në këtë frymë në arritjen e objektivave tona.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …