Klinaku jep dy zgjidhje për formimin e qeverisë së re

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka dhënë dy zgjidhje për formimin e qeverisë së re. “Nëse partitë politike (ashtu siç proklamojnë) ia duan të mirën Kosovës do të duhej ta merrnin seriozisht në konsideratë situatën në vend dhe të vendosnin që Kosovës t’ia japin qeverinë më të nevojshme në këtë situatë. Dy zgjidhje janë edhe të mira, edhe të mundshme: 1) Një qeveri gjithëpërfshirëse (100 deputetë shqiptarë) me mandat njëvjeçar. Gjatë këtij viti do të duhej t’i përfundonin çështjet si formimi i ushtrisë, demarkacioni, asociacioni dhe një reformë të mirëfilltë zgjedhore e pastaj në zgjedhje të reja; 2) PAN të tërhiqet dhe LVV dhe LAA (61 deputetë shqiptarë) ta formojnë qeverinë e re dhe t’u japin zgjidhje të shpejta çështjeve të lartpërmendura. Të gjitha variantet tjera si PAN-LVV, PAN-LAA, PAN-AKR ose janë të pamundshme ose të dëmshme politikisht”, ka shkuar ai në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …