Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushoglu mbërriti sot në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, në kuadër të vizitës së tij zyrtare njëditore në Maqedoni. Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, me të cilët pritet të diskutojë temat aktuale në rajon dhe më gjerë. Shefi i diplomacisë turke në kuadër të qëndrimit të tij në Maqedoni, gjatë ditës së nesërme do të takohet me homologun e tij, Nikolla Dimitrov, ku pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftojnë se në takim do të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha, me theks të veçantë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. “Ministrat do të bisedojnë edhe për temat aktuale në rajon dhe më gjerë si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në planin ndërkombëtar”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë. Në kuadër të vizitës së tij, është e parashikuar që ministri turk të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov dhe nga kryeministri Zoran Zaev.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …