Basha, ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me Partinë Socialiste

Basha, ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me Partinë Socialiste

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me Partinë Socialiste të Edi Ramës. “Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: ‘Është çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit’. Po pse, kë do mbajnë, tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim, nuk e lë më asnjë ditë Republikën e Vjetër”, ka thënë Basha gjatë takimit me qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve në Peqin. Ai ka theksuar se pas 25 qershorit do të marrin fund kriminelët në politikë. “Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s’ka për të pas më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja, ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë”, ka theksuar Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …