Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar rinumërimi i 115 kutive të votimit, derisa nuk përjashtohet mundësia që sërish të këtë vendime për rinumërim e kutive të tjera. Javën e ardhshme pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë. E partitë politike, me gjasë, duhet të presin deri në fillim të muajit të ardhshëm për të nisur negociatat ose për të vendosur se kush me kë do ta bëjë qeverinë e ardhshme, pasi procesi i rinumërimit të 115 kutive të votimit, votave me kusht dhe atyre me postë, pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave. Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, proces ky i cili do të hapë edhe rrugën për krijimin e institucioneve të reja, nuk do të mund të ndodhë para fundit të këtij muaji. Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po punohet intensivisht që procesi të përfundoj sa më shpejt. Koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj, ka thënë se për dallim prej zgjedhjeve të kaluara këtë herë janë shumë më përpara në aspektin kohor. Ahmetaj ka theksuar se janë disa procedura teknike të cilat kërkojnë kohë por që shpreson se shpejt do të përfundojnë. Edhe njohësi i proceseve zgjedhore, ish-kryeshefi i KQZ-së, Adnan Merovci, ka theksuar se procesi duket se po shkon mirë dhe se nuk është duke u humbur shumë kohë deri te rezultatet përfundimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …