Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, dhe organizim të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, të dielën në Klinë janë mbajtur aktivitete të shumta kulturore e sportive, më rastin 18 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Klinës. Para objektit të Komunës së Klinës është ngritur flamuri kombëtar ndërsa me pas është mbajtur seance solemne e Kuvendit të Komunës. Një delegacion i Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së bashkë më zyrtarët komunal, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek shtatorja e Mujë Krasniqit dhe në varrezat e dëshmorëve të kombit te “ Kodra e Kuqe”. Gjithashtu në këtë ditë është mbajtur ore letrare si dhe turnir në futboll të vogël (F dhe M)në të cilin kanë marrë pjesë 14 ekipe ( institucionet). Më rastin e kësaj feste është organizuar edhe një koncert më këngëtarë të komunës së Klinës.