KPF-ja i rekomandon Kuvendit Kornizën Afatmesme të Buxhetit

Komitetit për Politikë e Financa i udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të Skenderajt Ismet Salihu, të hënën ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka diskutuar Kornizën Afatmesme të Buxhetit 2018-2020. Në hapje të takimit Ismet Salihu ka theksuar se Komitetit për Politikë e Financa do të diskutojë çështje të rëndësishme siç është Korniza Afatmesme e Buxhetit 2018-2020 dhe këmbimet e pronës komunale me ato private, me qëllim të realizimit të projekteve në interes publik. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura më këtë rast ka deklaruar se ky dokument paraqet orientimet e Komunës së Skenderajt në investime në planin afatmesëm dhe është hartuar në mënyrë profesionale me propozim të drejtorëve të drejtorive komunale. Zoti Nura ka theksuar se KAB-i si dokument do t’u nënshtrohet procedurave të tjera të diskutimeve publike dhe dëgjimeve buxhetore për t’u finalizuar bashkë me Kuvendin komunal në muajin shtator. Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa e kanë vlerësuar pozitivisht Kornizën dhe e kanë mbështetur unanimisht. KPF-ja ka diskutuar dhe ka rekomanduar edhe për dy pika të tjera të rendit të ditës që kanë të bëjnë me këmbimin e pronave komunale me ato private më qëllim të realizimit të projekteve në interes publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …