Nga sot, më 20.06. 2017 deri më 22.06.2017 nga ora 8:30 – 11.00 dhe nga ora 13.00 – 16.00 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i zisë, në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit me rastin e vdekjes së ish-kancelarit Federal gjerman Helmut Kohl. Helmut Kohl u nda nga jeta më 16 qershor 2017 në moshën 87-vjeçare në shtëpinë e tij në Ludvigshafen. Helmut Kohl u lind më 3 prill 1930 në Ludvigshafen. Nga viti 1959 deri në vitin 1976 ai u angazhua si deputet dhe më pas si kryeministër në politikën e landit Rajnland-Pfalc për të kaluar në politikën federale. Më 1 tetor 1982 Helmut Kohl nga Bundestagu gjerman u zgjodh kancelar i gjashtë i Republikës Federale të Gjermanisë. Pas zgjedhjeve të para të përgjithshme parlamentare më 2 dhjetor 1990 Kohl mbeti kancelar – dhe me këtë ai ishte kancelari i parë federal i Gjermanisë së bashkuar deri në vitin 1998. Në deklaratën e tij, Ministri i Jashtëm Gabriel e vlerësoi kancelarin Hemlut Kohl dhe amanetin e tij, duke theksuar: “Ai ishte një burrështetas i madh, një politikan i madh gjerman dhe para së gjithash një europian i madh, i cili ka bërë shumë, jo vetëm për bashkimin e Gjermanisë, por edhe për bashkëngritjen e Europës.“
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …