Asfaltohet rruga “Beqir Musliu” në Likoc

Banorët e rrugës “Beqir Musliu” në lagjen Musliu të fshatit Likoc të komunës së Skenderajt janë bërë me rrugë të asfaltuar.

Me rastin e asfaltimit të kësaj rruge në Likoc ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë. Ai i ka uruar banorët e këtushëm për rrugën e re, duke i siguruar ata se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë me investime në projekte të tjera në këtë fshat.

Nënkryetari Nura i ka informuar banorët se Komuna e Skenderajt përveç asfaltimit të rrugëve të lagjeve, ka filluar edhe hartimin e projektit të kanalizimit fekal për fshatin Likoc.

Likoci si qendër e luftës çlirimtare të UÇK-së, po shndërrohet meritueshëm në vendbanim atraktiv për të jetuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …