Zëvëndës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, e shoqëruar nga drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, të martën kanë vizituar fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Hope tha se bujqësia është një prej sektorëve për zhvillimin ekonomik, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Andaj, sipas tij USAID mbështet këtë sektor me kultura të reja bujqësore. Edhe Hyland tha se është kënaqësi që me grantet e USAID po krijohen vende të punës edhe për studentë dhe të rinj në këtë sektor. Bujqësia sipas saj ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …