Fillimisht pas luftës krijoheshin partitë politike si kërpudhat pas shiut, e të cilave nuk u interesonte fare zhvillimi i shtetit por vetëm si të pasurohen në mënyrën më të pistë,për të vazhduar deri në ditët sotme e që për fat të keç është me korrupsionin më të lartë në Evropë. Pas pak kohësh partitë politike në Kosovë u ndanë në dy tabore : ajo e krahut të luftës dhe të ashtu quajtur pacifistë të LDK-ës. LDK-ja për shumë vite ishte parti e parë, por nuk mund ta kalonte 50%-qindëshin për ta krijuar e vetme qeverinë pa ndihmën e partive të krahut të luftës.
Pas shumë viteve pas lufte në qeveri vjen kruhu i luftës të grumbulluar rreth PDK-ës, ishte një gëzim i madh për të gjithë,dhe pritej një rreshtim i ri pozitiv në Kosovë. Lideri i kësaj partie në atë kohë Hashim Thaçi jepte premtime marramendëse nga më të mëdhatë. Duhet shtuar atë të “famshmen”: “24 orë me rrymë elektrike”. Ku lëre që nuk bëri asgjë por e vazhdoi mos zhvillimin e shtetit, dhe nga këtu fillon krahu i luftës të përçahet si mos më keç.
Edhe pse krahu i luftës në fillim të kësaj dekade i kishte të gjitha mundësitë për të krijuar qeverinë vetme, por kurrë u bën tok për një bashkë-qeversje. Rasti më shëmtuar ishte ai i legjislacionit të kaluar, kur krahu i luftës PDK dhe AAK i kishin të gjitha mundësit për krijimin e një qeverie normale. Por kjo nuk ndodhi sepse ishte në pyetje se kush do të ulej në “kolltuk”. Për at kolltuk pretendonin Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Hashim Thaçi nuk lejonte që Ramush Haradinaj të bëhët kryeministër dhe thoshte: nuk mundë të dalim jashtë vullnetit të popullit. Kjo disi tingëllonte “normal”por edhe për ta formuar qeverinë nuk i kishte mundësitë. LDK i fërkonte duart e cila ishte si “luani i plagosur” sepse i kishte humbur zgjedhjet , pastaj kohë më parë Isa Mustafa e kishte humbur edhe Prishtinën. Dhe këtu Hashim Thaçi bëri gabimin më të madh kur bëri koalicion të pa kuptimt dhe jo normal me LDK-ën,së cilës i ofron postin e kryeministrit Isa Mustafa, ku duhët shtuar se kur ishte në pyetje të zgjidhej Ramush Haradinaj për kryeministër thonte nuk mund të dalim jashtë vullnetit të popullit, kurse për Isa Mustafën nuk e pyeti vullnetin e popullit dhe krijoi një qeveri me baterica e cila gati i thejë këmbët në demarkacion dhe “zajednicë”. Ishte kjo qeveria më skandaloze e pas luftës, për fat të mirë u dorëzua para kohe.
Zgjedhjet e 11Qershorit, sa i përketë votimit ishte në nivelin më të lartë që nga pas lufta dhe më të qetat në të gjitha trojet Shqiptare ishte një leksion edhe për Shqipërinë e cila me 25 Qershor do ti mbaj zgjedhjet në një kohë mjaftë të nxehtë politike. Dhe lirishtë mundë të themi se gati po i mbërrin standardet Evropiane. Ka ende punë për të bërë por si do që të jetë është një shenjë pozitive se populli po vetëdijësohët në kulturën e votimit. Ishte pakë shqetësuese shumë fletë votime të pa vlefshme. Por më e shëmtuara ishte me diasporën të cilën në vend se ta afrojnë atë po e largojnë në mënyrën më të keçe të mundshme, me anë të procedurave të stërngarkuara administrative. Urgjentisht KQZ-ja duhet t’i lehtësojë masat administrative për diasporën se nuk është korrekte të vazhdohet me këtë avaz ku mbi 80% nuk mundën të votojnë.
Do ishte mirë që në të ardhmen të organizohën zgjedhje nëpër ambasadat e Republikës së Kosovës në Evropë SHBA e gjetkë,pastaj diaspora është e pa përfaqësuar në Kuvend që është një hendikep i madh, sepse ajo në një far forme është një dikaster ekonomiko-financiare, dhe nëse vazhdon kështu po e përsërisë dashtë Zoti të jem gabim Diasporë ish fjalë e huaj që do të thotë “farë e humbur”, për fat të mirë kjo fjalë më pak po përdorët, por po përdorët fjala më e butë Mërgata. Pastaj në këto zgjedhje populli e dënoi PDK-ën dhe LDK-ën kurse sa i përketë AAK-ës ajo e ka të njëjtën përqindje që nga pas lufta e që bastion i saj është Deqani.
Kurse befasia më e këndshme ishte Vetëvendosja e cila si parti doli e para. Kjo është kur populli më në fund din të dënoi për mes votës e cila është e shenjtë. Por si më parë po shfaqët ngërçi politikë, ku po paraqitën kushtëzime që në shikim të parë dukën normale, por nëse analizojmë më thellë ato gjithnjë e më shumë po shkojnë drejtë një pakuptimtësie përqarëse ku fitues do të dali vetëm lista serbe drejtë për së drejti e lidhur me Serbinë.
Është momenti i fundit që partitë politike në Kosovë fillimisht ta këthjellin vetë dijen patriotike , se nuk janë më të pa pjekur politikishtë. Ta vëjnë gishtin në kokë se ç’janë duke vepruar, me këtë kryeneçësi dhe intolerancë politike duhët ta kenë më se të qartë , janë duke çuar ujë në mullirin e Serbisë. Sa s’është vonë për hirë të xhakut të derdhur dhe atyre kufomave që ende janë nëpër Serbi dhe shumë të pa gjeturve(atyre LAVDI) të gjejnë një kompromisë dhe urgjentisht ta krijojnë një qeveri stabile Shqipëtare. Për ndryshe historia herdo-kur ka për ti gjykuar. Dhe deri sa po vazhdon ky ngërç i pa kuptimët politikë lista serbe e Beogradit po i fërkon duart me kërcnime…
17/06/2017