Kryetari Ilazi priti në takim përfaqësues të KFOR-it britanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij përfaqësues të KFOR-it britanik të udhëhequr nga Gareth Steals- Udhëheqës i ekipit të kontingjentit britanik.

Kryetari Ilazi u dëshiroi atyre mirëseardhje në Kaçanik, duke çmuar dhe vlerësuar lartë kontributin e KFOR-it në aspektin e sigurisë në Kosovë. Kryetari Ilazi i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it për aktivitetin e KFOR-it polak që realizon në Komunën e Kaçanikut dhe bashkëpunimin e përbashkët që kanë. Kryetari Ilazi tha se qytetarët e Kaçanikut kanë një miqësi të veçantë me KFOR-in britanik, duke kujtuar kontributin e forcave britanike gjatë çlirimit të vendit tonë. Kryetari shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të sinqertë dhe transparent me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend. Edhe përfaqësuesi i KFOR-it britanik, Gareth Steals- Udhëheqës i ekipit të kontingjentit britanik, falënderoi Kryetarin Ilazi për mikpritjen, ndërsa shtoi se KFOR-i do të jetë i gatshëm gjithmonë të ruaj dhe mbroj sigurinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …