leoni

Filloi asfaltimi i 700 metrave rrugë në lagjet e Gurbardhit

Në fshatin Gurbardh të komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve të fshatit. Asfaltimi i rrugëve bëhet në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës. Asfaltimin e këtyre rrugëve e ka parë nga afër edhe Kryetari i  Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin e urbanizmit Ahmet Morina dhe atë të administratës, Hajrullah Mazreku.

“Ne si qeveri komunale, po punojmë në rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi, dhe në Komunën e Malishevës të gjitha rrugët kryesore janë të ndërtuara dhe asfaltuara. E mira e gjithë kësaj është se ne tani, po rregullojmë infrastrukturën brenda lagjeve në fshatrat e Malishevës. Qëllimi yni është krijimi i kushteve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Malishevës, e në këtë rast edhe lëvizjen sa më të lehtë për qytetarët, pasi kjo sot është nevojë e kohës. Unë ju përgëzoj juve për këtë rrugë dhe ju garantoj se këto investime nuk do të ndalen, derisa infrastruktura të rregullohet, jo vetëm në qytet, por edhe në të gjitha vendbanimet”, tha Begaj, gjatë vizitës së tij në Gurbardh.

Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se aktualisht, në Gurbardh, janë duke u asfaltuar 700 metra rrugë, në brendi të lagjeve dhe këto mundësohen nga buxheti komunal i Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …