Viti shkollor afër përfundimit

Në takim, me drejtorët e Shkollave të Mesme të Larta (ShML) dhe Shkollat Fillore dhe Mesme të Ulëta (ShFMU), Drejtoria  e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, shqyrtoi përfundimin e gjysmë vjetorit të dytë, ku drejtori  i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina,  kërkoi  nga drejtorët e shkollave  përmbushjen e  obligimeve, deri në fundvitin shkollor 2016/2017. Ai vlerësoi si mjaft sfidues, mësimdhënien dhe mësimnxënien në këtë vit shkollor, po ashtu edhe udhëheqjen dhe menaxhimin e ekipeve udhëheqëse të shkollave, pasi ishin në pilotim disa nga shkollat me mësimdhënie dhe mësimnxënie të Kurrikulës së re. Për standardet dhe infrastrukturën shkollore, drejtori Morina theksoi se “qeveria Begaj ka përmbushur në plotësi kushtet për standardet dhe infrastrukturën, pasi tanimë pesëmbëdhjetë shkolla punojnë me një ndërrim dhe tri objekte të reja shkollore janë nisur këtë vit. Shkollat janë të pajisura me inventarë të duhur, janë hapur edhe shtatë biblioteka shkollore, palestra sportive, kabinete shkollore dhe pajisja me mjete të konkretizimit, gjë që  bashkë me trajnimet e mësimdhënësve , priten suksese më të mira për vitin shkollor 2017/2018, ku edhe do të jemi pjesë e vlerësimit PISA”. Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe zyrtari  i MASHTI-t , Fehmi Krasniqi, ku informoi, drejtorët e shkollave, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 13/2016, se për klasat gjashtë deri në të nëntën, vetëm dhjetë përqind (10%) e teksteve do të zëvendësohen, nga MASHT-i. Drejtori, Morina, krejt në fund, kërkoi nga drejtorët përgatitjet dhe planifikimet për vitin shkollor 2017/2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …