leoni

ATK: Falja e borxheve vetëm deri më 1 shtator

Administrata Tatimore e Kosovës, është duke zbatuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike. Ky Ligj është në fuqi vetëm deri më 01 Shtator 2017, andaj subjektet që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas këtij Ligji, këtë të drejtë mund ta realizojnë vetëm deri me këtë datë. Të gjithë personat fizikë dhe juridikë (përveç ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit), të cilët kanë borxhe ndaj ATK-së deri më 31 Dhjetor 2008, mund të përfitojnë nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara nga ATK për faljen e këtyre borxheve. Për të përfituar nga falja e borxheve ndaj ATK-së, tatimpaguesi duhet: Të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014, ose Të lidh marrëveshje me ATK, për pagesën e borxheve me këste, për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014. Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar deri më 01 Shtator 2017, do të përfitojnë nga falja e borxhit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …