leoni

Edi Rama

Edi Rama: Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Gramshi ku qëndroi për fushatë zgjedhore  i bëri thirrje popullit që të shkojë i bashkuar në votim, pasi, “vetëm të bashkuar mund të hapet rruga revolucionit në administratën shtetërore”. “Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore dhe mund të bëni të mundur që pas 27 vitesh, zyrat e shtetit të jenë zyra ku i shërbehet qytetarëve”, tha Rama. Kryeministri shtoi: “Ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta. Kjo është Shqipëria, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Që nga viti 1991 partitë vijnë tek ju për të marrë vota dhe përsërisin uljen e taksave dhe shpenzimet e mëdha. Prej vitit 1991 deri në vitin 2013, partitë morën votën tuaj, por shtetin e trajtuan si tepsi për pushtetin e tyre”. “Ne jemi të bindur se jemi sot në momentin kur mbi themelet që kemi hedhur me reformat tona mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern shqiptar”, deklaroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …