Në Deçan janë mbajt dy debate publike

Të martën në objektin e Sallës së Asamblesë Komunale në Deçan, në ora  11:00 dhe në ora 13:00, u mbajtën debate publik për Draft –Programin Komunal për Banim Social 2017-2020. Programi është hartuar sipas udhëzimit për hartimin e Programeve komunale për banim social të Ministrisë  së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Komuna e Deçanit ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit në mes Kryetarit të Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj dhe Driton Tafallari të OJQ –“Developin Togethere”, për  përpilimin e programimit trevjeçar për banim të financuar  Bashkimi Evropian. Qëllimi i hartimit  të programi është adresimi i çështjeve të banimit në territorin e Komunës së Deçanit duke identifikuar pasqyrën reale që ka të bëj më çështjen e banimit. Të pranishmit u interesuan rreth programeve të identifikuar në këtë dokument strategjik. Përfaqësuesi i Këshillit të Pleqve për Deçan, Beqir Kuqi, u  interesuar për ndërtimin e objekteve të banim social të parapara sipas programit në pjesën e “Podit të Gështenjave” në Deçan se kjo pjesë ka konteste pronësore. Mendimet e të pranishmeve në këtë debat do të inkorporohen në  draft- programin Komunal për Banim Social 2017-2020, i cili program ka kaluar leximin e parë që është  bërë në Asamblenë Komunale, mandej edhe pas debatit publik do ti nënshtrohen Kuvendit Komunale në seancën e rregullt të radhës së Asamblesë Komunale. Po ashtu në ora  11:00 është mbajt debat edhe për projekt rregulloren për procedurën e ndërtimit të objekteve të përkohshme në pronat e personave fizik dhe Juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …