Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të shndërrohet në ushtri me kapacitete të plota dhe të integrohet në programin e NATO-s Partneriteti për Paqe, i cili përgatit vendet për anëtarësim të plotë në NATO. Kështu shkruan në një vështrim të botuar në gazetën amerikane, “Huffington Post”, David L. Phillips, i cili është drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studime për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Columbias. Phillips ka shërbyer edhe si Këshilltar i Lartë për Stabilitet Rajonal në Byronë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit derisa president ishte Bill Clinton. Ai është edhe autor i librit: Çlirimi i Kosovës: Diplomacia detyruese dhe intervenimi i Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …