Masat ndaj virusit korona po e rrisin ankthin tek qytetarët, pasi ato po vlerësohen si ndëshkueese e jo mbrojtëse

Autoritetet e KFOR-it konstatojnë se situata në Kosovë është e brishtë dhe ka rrezik nga infiltrimi rus

Në Kosovë janë disa sfida të sigurisë, dhe situata e përgjithshme mund të bëhet shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme në mbarë rajonin me përhapje të shpejtë të dhunës, ka thënë komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo në Bruskel. Siguria në Kosovë është e ndërlidhur me stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor , ndërsa në Kosovë “çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus”, ka vlerësuar në Parlamentin Europian komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë.

Gjatë debatit mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor në nënkëshillin për siguri dhe mbrojtje të PE-së ai ka sqaruar se “ekziston një ndikim i fuqishëm të Rusisë në rajon, ndonëse nuk ka fakte për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Moskës”.

Ashtu siç është shprehur komandanti i KFOR-it, “në fakt bëhet fjalë për një ndërfutje të tërthorët , me mesazhe të fuqishme në favor të nacionalizmit serb, të dhënies së mbështetjes elitave, që shoqërohet me shumë lajme të rreme”.

Gjenerali Fungo ka theksuar se “tensionet politike dhe ndëretnike godasin të gjithë njerëzit në rajon” dhe ka shtuar se “tensione midis grupeve etnike gjatë muajve të fundit ka pasur sidomos në Kosovë.

Këtu bëhet fjalë, sipas komandantit të KFOR-it, për “luftën me monumente, betejën pa armë rreth simboleve të ndryshme, gjë që mund të mënjanohet sikur të kishte ndikim të medieve”. Ato janë, ka thënë ai, sidomos ura në Mitrovicë, “treni propagandues” dhe të’ ngjashme, por tërhoqi vërejtjen se kjo përshkohet nga rreziku që lehtë të shndërrohet në dhunë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …