Rama: Mandatin e ardhshëm do ndërtojmë shtëpinë e shtetit

Rama: Mandatin e ardhshëm do ndërtojmë shtëpinë e shtetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në mitingun përmbyllës elektoral në Durrës, tha se me reformat e kryera në katër vjet ndërtuan themelet e shtetit, por pas 25 qershorit do të punojnë për të ndërtuar shtëpinë e shtetit shqiptar. “Ne nuk e kemi ndërtuar ende shtetin modern demokratik, që i trajton njësoj qytetarët, por kemi hedhur themelet e shtëpisë së shtetit shqiptar. Por, të dielën dua që shqiptarët ta ndajnë mendjen: ose do të vazhdojnë me punë për të ndërtuar shtëpinë e shtetit, ose do të kthehemi mbrapa”, tha kryeministri. Duke ju referuar Partisë Socialiste, ai tha se nuk jemi më të mirët, “por më të mirë nuk keni parë”. “Ne nuk jemi të pagabueshëm, por në dallim nga të tjerët, jemi qartësisht, për këdo që ka sy të shikojë, forca e vërtetë që përfaqëson këtë flamur kuq e zi, si askush tjetër”, tha Rama. Në fjalën e tij kryeministri u ndal dhe tek reforma në drejtësi. “Pallati i Drejtësisë, do të çlirohet hap pas hapi nga kthetrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe do jetë Pallati i Drejtësisë së popullit”. Në katër vitet e ardhshme, nënvizoi kryeministri, të gjithë bashkë do të ndërmarrin reformën në administratë, e cila është po aq e vështirë sa ajo në drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …