Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, e ka vlerësuar lajm të shkëlqyeshëm ndarjen e 50 milionë dollarëve nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën. Mustafa ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se këto mjete do të investohen në projekte të efiçienës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit. “Qeveria e Kosovës me punë intensive dhe në bashkëpunim me ekspertët amerikanë ka arritur një shumë rekorde të dedikuar nga Agjencioni Federal MCC për programet ‘Threshold’ kudo në botë. Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka theksuar kryeministri i vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …